
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gose–Vilbashtovë, në Kavajë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas Policisë, rreth orës 09:05, një automjet me drejtues shtetasin me inicialet C. N. është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç, ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në përplasjen fatale./Versus.al

