Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në rrethinat e Shkodrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën dhe një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 14:20 në fshatin Golem.
Një automjet, që drejtohej nga shtetasi A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet ku udhëtonin dy persona.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i marrë jetën 17-vjeçarit, ndërsa 28-vjeçari E. N. ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari A. M., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen tragjike./Versus.al

