AKTUALITET /

Aksidenti në urën e Gjolës i merr jetën gazetarit 26-vjeçar, humb jetën Xhesjon Zogu

I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i “Benz”-it, Behar Ruçi, nga Korça, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore

Shkruar nga Versus

Aksidenti në urën e Gjolës i merr jetën gazetarit

Gazetari 26-vjeçar, Xhesjon Zogu, ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Rinas, mbi urën e Gjolës.

Zogu ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Land Rover”, kur u përplas me një automjet “Benz”. Përplasja ishte e fortë dhe, pavarësisht ndihmës së parë dhe transportimit drejt Spitalit të Traumës, 26-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i “Benz”-it, Behar Ruçi, nga Korça, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit “Benz”. Përplasja ka ndodhur në momentin kur automjeti po kryente manovrën e parakalimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Xhesjon Zogu ishte një i ri i apasionuar pas gazetarisë dhe kishte nisur të ndërtonte rrugëtimin e tij profesional në këtë fushë. Ai kujtohet nga të afërmit dhe kolegët si një nxënës ekselent dhe një djalë me ambicie të mëdha për të ardhmen.

Në moshën 26-vjeçare, jeta e tij u ndërpre tragjikisht, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll