
Autobusët urbanë në Tiranë do të rikthehen në funksionim me kapacitet të plotë, pas dakordësisë së arritur mes shoqatave të transportit dhe institucioneve shtetërore.
Marrëveshja është arritur gjatë një takimi të zhvilluar mes palëve, ku është diskutuar situata e transportit publik dhe mënyra e zgjidhjes së problematikave të krijuara.
Sipas dakordësisë, qeveria do të ofrojë subvencion për një periudhë tre mujore, me qëllim mbështetjen e operatorëve të transportit urban.
Me këtë masë, autobusët pritet të rikthehen në shërbim me kapacitet të plotë, duke normalizuar transportin publik për qytetarët e Tiranës./Versus.al

