AKTUALITET /

Denoncoi në SHBA ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, gjendet e vdekur ish-e dashura e Charles McGonigal

Shkruar nga Versus

Denoncoi në SHBA ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, gjendet e

Allison Guerriero, ish-partnerja e Charles McGonigal dhe një prej personave që ndihmuan në ekspozimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ka vdekur papritur në shtëpinë e saj në Florida. Vetëm pak orë para vdekjes, 52-vjeçarja kishte publikuar dhjetëra mesazhe në rrjetin social X, ndërsa kishte folur edhe për raste të tjera që, sipas saj, përfshinin zyrtarë federalë.

Vdekja e Allison Guerrieros rikthen në vëmendje një prej historive më të bujshme të lidhura me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit të FBI-së, i cili u dënua në Shtetet e Bashkuara për çështje penale që përfshinin marrëdhëniet e tij me oligarkun rus Oleg Deripaska.

 Sipas raportimeve të Daily Mail, Guerriero, 52 vjeç, u gjet e vdekur në banesën e saj në South Florida, pasi vetëm pak orë më parë kishte publikuar rreth 75 postime në X..

Poll