Pritet sot emri i ri i drejtorit të policisë së qarkut Berat, pas transferimit të Luigj Vathit në postin e drejtorit të Kufirit në Korçë.
Burime bëjnë me dije se për drejtimin e Policisë së Beratit ishte propozuar Gjovalin Loka, por ky i fundit nuk ka pranuar të marrë detyrën.
Në këto kushte, drejtimi i strukturës së Policisë së Beratit mbetet ende i pazgjidhur, ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme të merret një vendim për emërimin e drejtuesit të ri.
Ndërkohë, në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit priten lëvizje të tjera. Burime bëjnë me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hita, po përgatit ndryshime që mund të prekin të paktën katër qarqe, pas lëvizjeve të fundit në Elbasan.
Emrat që pritet të marrin detyrat e reja dhe qarqet që do të preken nga ndryshimet pritet të bëhen të ditura në vijim./Versus.al

