AKTUALITET /

Durrës, zbardhen 8 vjedhje në dy muaj, arrestohet 49-vjeçari

Ndërkohë, bashkëpunëtori i dyshuar, M. B., 32 vjeç, banues në Durrës, vijon të jetë në kërkim.

Shkruar nga Versus

Durrës, zbardhen 8 vjedhje në dy muaj, arrestohet 49-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Midsummer”, në kuadër të të cilit janë zbardhur tetë raste vjedhjesh të dyshuara se janë kryer gjatë muajve korrik dhe gusht.

Për këto ngjarje janë identifikuar dy persona si të dyshuar për bashkëpunim në vjedhje. Në pranga është vënë G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili u arrestua në flagrancë pasi dyshohet se ka vjedhur një telefon celular.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i dyshuar, M. B., 32 vjeç, banues në Durrës, vijon të jetë në kërkim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy personat kanë kryer në bashkëpunim 8 vjedhje të ndryshme. Në gjashtë prej rasteve janë marrë portofola, telefona celularë dhe sende personale, ndërsa në dy raste të tjera janë vjedhur matësa të energjisë elektrike.

Policia vijon hetimet për të dokumentuar të tjera ngjarje të mundshme të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga dy të dyshuarit.

Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e procedurave ligjore./Versus.al

Poll