AKTUALITET /

E rëndë në Korçë/ Vëllai qëllon vëllanë me s*patë pas sherrit për motive të dobëta

Pas ngjarjes, autori është larguar nga banesa, por arratisja ka zgjatur vetëm pak minuta. Forcat e Komisariatit të Policisë Korçë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Korçë/ Vëllai qëllon

Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 13 në Korçë.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur brenda banesës së familjes, ku dy vëllezërit janë konfliktuar për motive të dobëta.

Gjatë debatit, njëri prej tyre dyshohet se ka marrë sëpatën dhe ka goditur vëllanë në shpatull.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga banesa, por arratisja ka zgjatur vetëm pak minuta. Forcat e Komisariatit të Policisë Korçë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës, ku ka marrë trajtimin mjekësor.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e motivit që çoi në përplasjen mes dy vëllezërve.

Materialet për rastin pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./Versus.al

Tags:

korce

Poll