
Dy të rinj janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Devoll, pasi dyshohen se po transportonin lëndë narkotike. Në pranga kanë përfunduar Henri Cane, 28 vjeç dhe Shaban Demiraj, 27 vjeç.
Sipas burimeve policore, operacioni u zhvillua në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht. Dy të rinjtë po udhëtonin me një automjet, i cili drejtohej nga 28-vjeçari Cane, ndërsa Demiraj ndodhej në sediljen e pasagjerit.
Pak para ndalimit nga policia, nga automjeti dyshohet se është hedhur një qese me kanabis. Pas kontrollit të automjetit, efektivët kanë vijuar kontrollet edhe në banesat e dy të rinjve.
Gjatë kontrollit në banesën e Henri Canes, policia ka gjetur edhe fara që dyshohet se i përkasin bimës narkotike.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë aktivitetin e dyshuar kriminal dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë./Versus.al

