AKTUALITET /

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës para 6 vitesh, ministri Sveçla shpallet fajtor

Prokuroria ka hequr dorë nga akuza për “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të parashkrimit të veprës.

Shkruar nga Versus

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës para 6 vitesh,

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018.

Ngjarja ndodhi gjatë seancës ku Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Sipas Prokurorisë, Sveçla aktivizoi bombolën me gaz lotsjellës dhe e hodhi disa herë në sallën plenare, pa paralajmërim, duke rrezikuar personat që ndodheshin aty.

Gjykatësi i çështjes, Sabit Sadikaj, ka bërë të ditur se vendimi për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” do të shpallet më 8 shtator. Në këtë seancë, palët do të paraqesin rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Sveçla, i cili më 10 prill ishte deklaruar i pafajshëm, nuk ishte i pranishëm në seancën e 2 shtatorit.

Prokuroria ka hequr dorë nga akuza për “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të parashkrimit të veprës.

Në të njëjtën çështje penale akuzohen edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli-Dalipi, ish-deputeti i LVV-së Salih Zyba dhe ish-deputetja e LDK-së Drita Millaku.

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend ishte përdorur në disa raste nga deputetët e opozitës për të kundërshtuar marrëveshje politike. Në vitin 2015, deputetët e Vetëvendosjes përdorën gaz lotsjellës kundër marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndërsa më pas e njëjta formë proteste u përdor edhe kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Poll