
Safet Bajri, i arrestuar me urdhër të SPAK nën dyshimin se ka kryer vrasje vijon të shkaktojë bujë edhe nga qelia e burgut të Reçit. Në 42 vjetorin e lindjes së tij, emri dhe foto e Bajrit u shfaq në një ekran gjigand ku shfaqen reklama në lagjen më të shtrenjtë të SHBA-ve, Times Square në New York.
Me shkrimin “Shqiponja nuk pyet sa i lartë është mali, ajo njeh vetëm horizontin që i përket!"- njerëzit e Bajrit i kanë uruar ditëlindjen.
I njohur si një prej emrave më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri, Safet Bajri u arrestua në 21 shkurt 2025 nga forcat speciale RENEA nën dyshimin e vrasjes së Fatbardh Licit, xhaxhait të Hamaza dhe Ibrahim Lici, të cilët prej vitesh janë në përplasje të përgjakshme me fisin e Bajrave. Versus.al

