AKTUALITET /

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala. Komunikon vendimin gjatë mbledhjes së qeverisë

Për momentin nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet që e kanë çuar ministren drejt dorëheqjes

Shkruar nga Versus

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Vendimi është bërë i ditur gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë. Sipas burimeve, në arsyetimin për largimin nga posti, Sala ka deklaruar se dëshiron të vijojë karrierën e saj akademike.

Arsyet zyrtare të dorëheqjes nuk janë bërë ende publike.

Evis Sala u emërua ministre e Shëndetësisë në shtator 2025, në kabinetin e mandatit të katërt të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Para marrjes së detyrës, Sala kishte ndërtuar një karrierë në fushën e mjekësisë dhe akademisë jashtë Shqipërisë. Ajo është mjeke radiologe dhe ka punuar në institucione të njohura, mes tyre Universiteti i Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë.

Nuk është bërë ende i ditur emri i pasuesit të saj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.Versus.al

Poll