AKTUALITET /

Kallashnikovë dhe pistoleta në lokal, avokati nxjerr pamjet: Pse s'u morën masa për punonjësit e policisë?

Denoncimi vjen nga avokat Arben Llangozi i cili ka publikuar pamjet e marra nga kamerat e sigurisë.

Shkruar nga Versus

Kallashnikovë dhe pistoleta në lokal, avokati nxjerr pamjet: Pse

Publikohen pamjet e një konflikti me armë në një lokal në Gomsinë e Re, në Velipojë, ku disa persona kanë hyrë me kallashnnikovë dhe pistoleta.

Në materialet e administruara në dosje përmenden inicialet K. N., V. P., E. G., F. G. dhe G., ndërsa sipas informacioneve të disponuara, në ngjarje janë përfshirë edhe punonjës policie.

Denoncimi vjen nga avokat Arben Llangozi i cili ka publikuar pamjet e marra nga kamerat e sigurisë.

Sipas tij, pavarësisht administrimit të pamjeve dhe deklarimeve, ndaj punonjësve të policisë të përmendur në këtë ngjarje nuk është marrë deri tani asnjë masë.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka në dispozicion provat e administruara, përfshirë pamjet filmike dhe deklarimet, të cilat mund të shërbejnë për të verifikuar rolin konkret të secilit efektiv.

Kur në një çështje përmenden armë zjarri, pamje filmike dhe punonjës policie, lind nevoja për një verifikim të plotë të të gjitha rrethanave dhe përgjegjësive", thotë avokati/Versus.al

 

Poll