AKTUALITET /

Kamëz/ Përfshihet nga flakët stacioni i karikimit të makinave elektrike

Situata është bërë veçanërisht e rrezikshme për shkak të shkëndijave elektrike që dalin vazhdimisht nga pajisja, duke penguar ndërhyrjen e qytetarëv

Shkruar nga Versus

Kamëz/ Përfshihet nga flakët stacioni i karikimit të

Një stacion për karikimin e automjeteve elektrike është përfshirë nga flakët në Kamëz, duke alarmuar qytetarët përreth.

Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur zjarri ka përfshirë pajisjen e karikimit, ndërsa disa persona janë përpjekur të ndërhyjnë për të shuar flakët.

Situata është bërë veçanërisht e rrezikshme për shkak të shkëndijave elektrike që dalin vazhdimisht nga pajisja, duke penguar ndërhyrjen e qytetarëve.

Shërbimet zjarrfikëse pritet të ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës, ndërsa autoritetet do të verifikojnë rrethanat e ngjarjes./Versus.al

 

Poll