AKTUALITET /

Kufoma u gjet të premten në grykëderdhjen e Semanit, ende e paidentifikuar viktima

Për shkak të dekompozimit të avancuar, ekspertiza paraprake e kryer në morgun e Fierit nuk ka mundur të përcaktojë identitetin e viktimës.

Shkruar nga Versus

Kufoma u gjet të premten në grykëderdhjen e Semanit, ende e

Trupi i pajetë i një personi, i gjetur të premten në zonën e grykëderdhjes së Semanit, në Fier, vijon të mbetet i paidentifikuar.

Për shkak të dekompozimit të avancuar, ekspertiza paraprake e kryer në morgun e Fierit nuk ka mundur të përcaktojë identitetin e viktimës.

Kufoma është transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të specializuara. Ndër procedurat që do të kryhen është edhe analiza e ADN-së, e cila pritet të ndihmojë në identifikimin e viktimës.

Ekspertët mjeko-ligjorë do të përpiqen gjithashtu të përcaktojnë moshën e personit, kohën e përafërt të vdekjes dhe shkakun që e ka shkaktuar atë.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë së Fierit, viktima është mashkull dhe gjatë këqyrjes së parë të trupit nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune.

Mjekët ligjorë dyshojnë paraprakisht se vdekja mund të ketë ndodhur rreth dy muaj përpara gjetjes së trupit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa autoritetet presin rezultatet e ekzaminimeve në Tiranë për të përcaktuar identitetin dhe shkaqet e vdekjes./Versus.al

Poll