AKTUALITET /

Morinë, tentoi të kontrabandonte 691 fishekzjarre me qëllim tregtimin në Tiranë, arrestohet 36-vjeçari

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë zbuluar 11 kuti me gjithsej 691 fishekzjarre, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shkruar nga Versus

Morinë, tentoi të kontrabandonte 691 fishekzjarre me qëllim

Një 36-vjeçar nga Prishtina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi dyshohet se tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri një sasi të madhe fishekzjarresh.

Sipas Policisë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm dhe është kaluar në vijë të dytë pas dyshimeve të ngritura gjatë kontrollit kufitar.

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë zbuluar 11 kuti me gjithsej 691 fishekzjarre, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 36-vjeçari kishte siguruar sasinë e fishekzjarreve me qëllim futjen e tyre në territorin shqiptar dhe shitjen më pas në Tiranë.

Policia ka vijuar procedurat për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll