AKTUALITET /

Oliger Torba emërohet drejtues i ri i Policisë së Tiranës

Torba ka mbajtur prej muajit prill detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës

Shkruar nga Versus

Oliger Torba emërohet drejtues i ri i Policisë së Tiranës

Oliger Torba është emëruar në krye të Policisë së Tiranës, duke marrë drejtimin e një prej strukturave më të rëndësishme dhe më të ngarkuara të Policisë së Shtetit.

Me një eksperiencë të konsoliduar në radhët e Policisë së Shtetit, Torba ka mbajtur disa detyra drejtuese, duke dëshmuar përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në funksionet që ka ushtruar.

Prej muajit prill, ai mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, një pozicion ku vijoi të kontribuonte në menaxhimin dhe koordinimin e strukturave policore në kryeqytet.

Më herët, Torba ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Policisë së Fierit, duke ndërtuar një profil të spikatur në drejtimin e strukturave të rendit dhe sigurisë.

Emërimi në krye të Policisë së Tiranës vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit dhe shihet si një përgjegjësi e rëndësishme për një drejtues me përvojë në terren dhe në administrimin e strukturave policore./Versus.al

Poll