AKTUALITET /

Pas tensioneve të djeshme, vijon me fjalime protesta e 95-të, protestuesit: Më 7 shtator do të rrethojmë Kryeministrinë

Një prej protestuesve kërkoi nga Policia e Shtetit lirimin e të ndaluarve, duke argumentuar se ata nuk janë persona me precedent kriminal.

Shkruar nga Versus

Pas tensioneve të djeshme, vijon me fjalime protesta e 95-të,

Protesta para Kryeministrisë ka vijuar edhe në ditën e 95-të, por ndryshe nga një ditë më parë, qytetarët janë përqendruar te fjalimet dhe kërkesa për lirimin e personave të arrestuar pas përplasjeve të djeshme.

Një prej protestuesve kërkoi nga Policia e Shtetit lirimin e të ndaluarve, duke argumentuar se ata nuk janë persona me precedent kriminal.

Sipas tij, përplasjet e një nate më parë treguan se qytetarët janë të vendosur të vijojnë protestën dhe se Policia ka vepruar pas urdhrave për arrestime.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi paralajmëroi një tjetër përshkallëzim më 7 shtator, kur protesta do të shënojë ditën e 100-të.

Ai bëri thirrje për rrethimin e Kryeministrisë dhe tha se synimi është që kryeministri Edi Rama të largohet nga godina me helikopter.

Ndërkohë, pas tensioneve të një nate më parë, raportohet se 14 protestues janë arrestuar, mes tyre Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti, Arben Kola dhe Andi Tepelena. Tre persona të tjerë janë proceduar penalisht.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë lirimin e të ndaluarve, ndërsa 7 shtatori pritet të shënojë një tjetër moment të rëndësishëm të protestës, sipas paralajmërimeve të bëra gjatë tubimit./Versus.al

Tags:

protesta

Poll