AKTUALITET /

Pas vendimit të GJKKO-së, ish-polici Uljan Shpataraku transferohet drejt burgut të Peqinit

Në momentin e arrestimit bashke me Ergys Agasin, ai ishte duke drejtuar automjetin e tij tip Audi RS2, me vlerë rreth 100 mijë euro, i cili është sekuestruar nga autoritetet

Shkruar nga Versus

Pas vendimit të GJKKO-së, ish-polici Uljan Shpataraku transferohet

Ish-polici Uljan Shpataraku transferohet në burgun e Peqinit.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila cakti masën e sigurisë “arrest me burg”, Uljan Shpataraku, i arrestuar më 26 gusht në Durrës së bashku me Ergys Agasin, do të izolohet në burgun e Peqinit.

Shpataraku akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”. Në momentin e arrestimit, ai ishte duke drejtuar automjetin e tij tip Audi RS2, me vlerë rreth 100 mijë euro, i cili është sekuestruar nga autoritetet./Versus.al

 

 

Poll