AKTUALITET /

Plas sherri pranë Kalasë së Tiranës, 39-vjeçari goditet me th*kë

I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus

Plas sherri pranë Kalasë së Tiranës, 39-vjeçari

Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës pas një konflikti në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:15, ku shtetasi me inicialet B. D., rreth 39 vjeç, dyshohet se është dëmtuar me thikë gjatë një konflikti me një ose disa persona.

I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarje.

Njoftimi: 

Tiranë/Informacion paraprak-Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj./Versus.al

 

 

Poll