
Një 27-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Kamëz, pas një kontakti me energjinë elektrike.
Sipas të dhënave zyrtare nga policia, rreth orës 20:00 është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi me iniciale R. T., rreth 27 vjeç.
I riu ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik” në lagjen nr. 5 në Kamëz, ku po rregullonte depozitën e ujit mbi çatitë e ndërtesës./Versus.al

