
Një turist është shpëtuar pas një operacioni kërkim-shpëtimi në zonën e Kaprres, në Njësinë Administrative Shalë të Shkodrës, pasi kishte rënë në një humnerë gjatë eksplorimit të terrenit.
Për nxjerrjen e tij nga zona e vështirë u angazhua helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili bëri të mundur evakuimin dhe transportimin e turistit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas ministrit Ermal Nufi, turisti po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa katër personat e tjerë që ndodheshin me të nuk kanë pësuar dëmtime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

