AKTUALITET /

Rreth 100 qytetarë paraqiten në spitalin e Fushë-Arrëzit me shenja helmimi, dyshohet nga uji i pijshëm

Mostra të ujit janë marrë për analiza laboratorike, me qëllim verifikimin e cilësisë së tij.

Shkruar nga Versus

Rreth 100 qytetarë paraqiten në spitalin e Fushë-Arrëzit me

Rreth 100 persona janë paraqitur në spitalin e Fushë-Arrëzit gjatë tre ditëve të fundit, duke shfaqur simptoma të ngjashme me gastroenteritin.

Pacientët kanë pasur të vjella, diarre, dhimbje barku dhe nauze. Sipas mjekut Nikolin Bardhoku, ata kanë marrë trajtimin mjekësor dhe pas përmirësimit të gjendjes janë larguar drejt banesave.

Rastet kanë ngritur shqetësim te banorët e Fushë-Arrëzit, të cilët dyshojnë se shkak mund të jetë uji i pijshëm.

Për situatën janë vënë në dijeni strukturat e Shëndetit Publik dhe institucionet përgjegjëse. Mostra të ujit janë marrë për analiza laboratorike, me qëllim verifikimin e cilësisë së tij.

Deri në përfundimin e analizave nuk ka një konfirmim zyrtar se simptomat e banorëve janë shkaktuar nga uji i pijshëm, ndërsa autoritetet pritet të dalin me rezultatet pas ekzaminimit të mostrave./Versus.al

Poll