
Një shumë prej më shumë se 55 mijë eurosh është sekuestruar nga autoritetet kufitare të Malit të Zi, pasi u zbulua e fshehur në një pjesë të pazakontë të një automjeti.
Gjatë kontrollit, efektivët gjetën paratë brenda kornizës së dritës së makinës, në një përpjekje për t’i kaluar ato përtej kufirit pa u konstatuar nga autoritetet.
Sipas të dhënave të bëra publike, në automjet u gjetën valuta të ndryshme, mes tyre dollarë kanadezë, dollarë australianë, dollarë amerikanë, paund britanikë dhe lekë shqiptare.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes autoriteteve malazeze dhe Frontex, agjencia evropiane për menaxhimin e kufijve të jashtëm.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi origjinën e parave apo destinacionin e tyre, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe arsyen e fshehjes së shumës në automjet./Versus.al

