AKTUALITET /

Tiranë/ Bie nga shtylla teksa instalonte internetin, plagoset punonjësi i “One Albania”

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, kur punonjësi, rreth 50 vjeç, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një shtylle gjatë instalimit të një linje interneti.

Shkruar nga Versus

Tiranë/ Bie nga shtylla teksa instalonte internetin, plagoset

Një punonjës i kompanisë së telekomunikacionit “One Albania” është plagosur në një aksident në punë, teksa po kryente punime në rrugën “Shote Galica” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, kur punonjësi, rreth 50 vjeç, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një shtylle gjatë instalimit të një linje interneti.

I dëmtuari është identifikuar si Isuf Dauti. Pas rënies, ai është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Policia dhe autoritetet përgjegjëse po verifikojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet të përcaktohet nëse janë respektuar masat e sigurisë në punë gjatë kryerjes së punimeve.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./Versus.al

Poll