AKTUALITET /

Tre persona arrestohen me armë zjarri, tentuan t’i shpëtonin policisë

Tentativa për t’i shpëtuar ndjekjes ka dështuar, pasi automjeti është ndaluar nga një tjetër postbllok policie.

Shkruar nga Versus

Tre persona arrestohen me armë zjarri, tentuan t’i shpëtonin

Tre persona janë arrestuar nga policia në Fier, pasi u kapën me një armë zjarri në automjet.

Sipas të dhënave paraprake, të arrestuarit po udhëtonin me një automjet tip “Golf”, me ngjyrë të bardhë, në drejtim të Lushnjës. Ata janë pikasur nga shërbimet e Policisë dhe, pasi kanë kuptuar se po ndiqeshin, dyshohet se kanë tentuar të ndalojnë makinën dhe të largohen.

Tentativa për t’i shpëtuar ndjekjes ka dështuar, pasi automjeti është ndaluar nga një tjetër postbllok policie.

Gjatë kontrollit të makinës, uniformat blu kanë gjetur një armë zjarri tip pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Tre personat janë shoqëruar nga Policia, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe qëllimin e mbajtjes së armës.

Poll