AKTUALITET /

U aksidentua një ditë më parë, 19-vjeçari nga Fieri humb jetën në Spitalin e Traumës

Nga aksidenti mbetën të plagosur tre persona, mes tyre 19-vjeçari dhe dy pasagjerët që udhëtonin në automjet

Shkruar nga Versus

U aksidentua një ditë më parë, 19-vjeçari nga Fieri

Ka humbur betejën me vdekjen, 19-vjeçari i aksidentuar një ditë më parë në zonën e Mbikalimit të Spitalit Memorial në Fier.

19-vjeçari ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Volkswagen”, kur humbi kontrollin mbi mjetin dhe përfundoi në kanalin anësor të rrugës.

Nga aksidenti mbetën të plagosur tre persona, mes tyre 19-vjeçari dhe dy pasagjerët që udhëtonin në automjet. Të plagosurit u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, ku morën ndihmën mjekësore.

Për shkak të gjendjes së rënduar, Shyti u dërgua më pas me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit tragjik./Versus.al

Poll