
Një37-vjeçare nga Pogradeci e cila ndodhej në muajin e shtatë të shtatzënisë, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Shtetasja me inicialet M.K. ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Sipas të dhënave nga spitali, ajo ka shkuar në spital rreth orës 01:00 të mëngjesit, pasi kishte pasur dhimbje barku, të cilat i kishte duruar në kushte shtëpie për 24 orë.
Pas konsultave dhe ekzaminimeve në maternitet, është konstatuar se kishte gjak në bark dhe është reanimuar deri në stabilizimin e gjendjes, për t’u nisur drejt Tiranës.
Por gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, gjendja e 37-vjeçares është përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta që çuan në vdekjen e saj. Për zbardhjen e plotë të rrethanave pritet kryerja e autopsisë mjeko-ligjore.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje, ndërsa pritet që ekspertiza të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçares shtatzënë./Versus.al

