AKTUALITET /

U shkarkua me firmë të kryetarit nga burgu, reagon Anuela Ristani: Largohen me krenari!

Shkruar nga Versus

U shkarkua me firmë të kryetarit nga burgu, reagon Anuela Ristani:

Anuela Ristani ka reaguar pas shkarkimit nga detyra, vendim i marrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ky i fundit ndodhet pas hekurave.

Ristani shprehet se largohet me krenari, përulësi dhe dashuri për Tiranën, duke kujtuar ndryshimin që ka pësuar kryeqyteti gjatë 11 viteve të fundit.

Ajo veçon transformimin e sheshit “Skënderbej”, të cilin e përshkruan si një simbol të ndryshimit të qytetit, ndërsa falënderon bashkëpunëtorët dhe qytetarët që, sipas saj, kanë ndihmuar në thyerjen e paragjykimeve dhe stereotipeve për Tiranën.

Poll