AKTUALITET /

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, procedohen penalisht 3 mjekët në maternitetin e Pogradecit

Pas ekzaminimit nga tre mjekët, ajo u nis me autoambulancë drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Shkruar nga Versus

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, procedohen penalisht 3

Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit janë proceduar penalisht pas vdekjes së 36-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 gushtit, kur gruaja u paraqit në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore. Pas ekzaminimit nga tre mjekët, ajo u nis me autoambulancë drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Gjatë rrugës, gjendja e 36-vjeçares u përkeqësua dhe autoambulanca u drejtua për në maternitetin e spitalit të Elbasanit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, në spital u konstatua se ajo kishte humbur jetën.

Pas ngjarjes, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurorinë e Korçës, ku nisi procedimi penal ndaj tre mjekëve që kishin kryer ekzaminimin e pacientes.

Bëhet fjalë për B. D., 35 vjeçe, banuese në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, dy të fundit banues në Pogradec. Të tre ushtronin detyrën e mjekut në maternitetin e Pogradecit.

Procedimi penal është regjistruar për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e 36-vjeçares dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në humbjen e jetës së saj gjatë transportit drejt një strukture më të specializuar mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit.

Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në martenitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Poll