AKTUALITET /

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, reagon ministria: Vlerësim i plotë për të gjithë procedurën e aplikuar nga mjekët

MSHMS njofton se ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të pavarur, me qëllim shqyrtimin profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor

Shkruar nga Versus

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, reagon ministria: Vlerësim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas humbjes së jetës së 37-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila ndërroi jetë gjatë transportit nga Pogradeci drejt Tiranës.

Përmes një deklarate zyrtare, ministria shpreh ngushëllimet për familjarët e 37-vjeçares dhe bën me dije se po ndjek me përgjegjshmëri të plotë të gjitha procedurat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e rastit.

MSHMS njofton se ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të pavarur, me qëllim shqyrtimin profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor, që nga momenti i paraqitjes së pacientes deri në përfundimin e trajtimit.

Ministria thekson se synimi është garantimi i transparencës dhe përgjegjshmërisë, ndërsa rezultatet e vlerësimit do të analizohen me seriozitet.

Në rast se evidentohen parregullsi apo mangësi në ndjekjen e pacientes, MSHMS deklaron se do të merren masat e nevojshme, në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

“Siguria e nënës dhe garantimi i kujdesit obstetrikal në kohë, me cilësi dhe në përputhje me standardet e përcaktuara, janë përgjegjësi të panegociueshme të sistemit shëndetësor”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Poll