
Një aksident është regjistruar këtë të hënë në Rrugën e Kombit, ku një automjet është përplasur me një autobus dhe më pas ka përfunduar duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Nga pamjet e siguruara, automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e përplasjes.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga aksidenti. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Versus.al
View this post on Instagram

