
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit, ku janë përfshirë tre automjete.
Nga përplasja, një prej makinave, tip “Benz”, ka përfunduar e përmbysur në rrugë. Mes mjeteve të përfshira është edhe një “Lamborghini” me targa zviceriane.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca. Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare nëse ka persona të lënduar.
Përplasja ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë pjesë të autostradës, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit./Versus.al

