Çfarë do të gjeni në brendësi
Numri i pjesëmarrësve është i lartë, ndërsa dëgjohen thirrjet në kor “Dorëheqje, jo dialog”, drejtuar kryeministrit Edi Rama. "Shqipëria është e shqiptarëve", "Rama në burg, Berisha në burg", "Ju jeni hajduta", "Dorëheqje", këto janë disa nga mesazhet që kanë triumfuar gjatë kësaj proteste. Njëzëri ata kanë bërë thirrje për anulimin e projekteve, ndërsa mbajnë në duar flamujt kuqezi.
“Ta kemi thënë s’na e njef trunin, n’Kryeministri ta ngrem flamurin”, pankartat më pikante nga protesta para Kryeministrisë
Mijëra qytetarë janë derdhur mbrëmjen e sotme në rrugët e kryeqytetit për të proteëstuar kundër projektit turistik në Zvërnec.
Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” e më pas marshuan drejt bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit” për tu ndalur përballë godinës së Kryeministrisë.
“Pa dorëheqje, s’ka dialog”, thërrasin njëzëri qytetarët, duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit, i cili sot i ftoi një grup përfaqësuesish të ulen për një konsultim publik lidhur me projektin.
“Jam bir shqipe more shkja, ti sha ne s’dime me sha”. “Ta kemi thënë s’na e njef trunin, n’kryeministri ta ngremë flamurin.”, thuhet në pankartën e madhe që mbajnë protestuesit në duar.
Po ashtu, në të tjera shihen edhe shprehje si “Rama në burg, Berisha në burg”, “S’ka lind ai bir k’rve, e as ai bir cifuti qe t’na mari trojet tona”. Versus.al
VIDEO/ "Nga Rrjolli deri në Vlorë, sot shqiptarët po thonë boll", protestuesit i përgjigjen Ramës: Jep dorëheqje!

Në protestën e sotme kundër projektit turistik të Zvërnecit, kanë marrë pjesë dhe protestues të Rrjollit që prej disa muajsh janë në përplasje me firmën që po kërkon të ndërtojë në tokat e tyre.
Qindra qytetarë janë mbledhur sot në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas në Bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.
Nga Rrjolli deri në Vlorë, sot shqiptarët po thonë boll", është një nga thirrjet në kor të qytetarëve, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Pak më herët Rama kërkoi dialog për projektin e Zvërnecit, ndërsa protestuesit i kanë kthyer përgjigje nga sheshi se nuk pranojnë të ulen në bisedime.
"Jep dorëheqje, nuk ka dialog", dëgjohet thirrja e qytetarëve që mbajnë në duar pankarta me mesazhe si “Në Kryeministri ta ngrejmë flamurin” dhe "Rama në burg, Berisha në burg". S
Shumë prej tyre mbajë në shpinë flamurin kombëtar, ndërsa përsërisin kërkesën e tyre për anulimin e projktit në Zvërnec.
Një ditë më parë, mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, duke bërë thirrje se Shqipëria nuk është në shitje.
Ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë. Versus.al

