AKTUALITET /

VIDEO/ Protestuesit nisen drejt komisariatit ku mbahen të shoqëruarit nga policia, momenti kur Rama largohet nga zyra

Me largimin e protestuesve nga bulevardi, ka dalë nga zyra dhe kryeministri Edi Rama

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Protestuesit nisen drejt komisariatit ku mbahen të shoqëruarit

Protestuesit kanë lënë bulevardin dhe i janë drejtuar komisariatit nr.3 ku ndodhen 10 protestues të shoqëruar gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë.

Për më shumë se 90 minuta, qytetarët bllokuan hyrjet e Kryeministrisë duke i bërë thirrje kryeministrit të dilte në boulevard.

Ata u ulën përtokë poshtë zyrës së tij duke hedhur parulla kundër qeverisë. Megjithëse policia tentoi të cajë kordonin e vendosur nga protestuesit nuk ja doli. Por disa prej protestuesve kryesisht vajza u shoqëruan për rezistencën që shfaqën duke mos lejuar policinë të shpërndante protestuesit.

Me largimin e protestuesve nga bulevardi, ka dalë nga zyra dhe kryeministri Edi Rama. Siç shihet nga pamjet, kordoni i makinave që e shoqërojnë ka lëvizur në boulevard menjëherë pasi protestuesit janë larguar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll