AKTUALITET /

VIDEO/ Protestuesit nuk lëvizin nga Kryeministria, bllokojnë hyrjen e godinës ku pritet të dalë kryeministri

Pas tensioneve të para mes policisë dhe qytetarëve të cilët u ulën në shesh, si simbolikë se ato do të vijojnë qëndrën e tyre kundër qeverisë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Protestuesit nuk lëvizin nga Kryeministria, bllokojnë hyrjen e

Vijon qëndresa e qytetarëve të cilët prej një ore po protestojnë para Kryeministrisë.

Ata kanë bllokuar hyrjen e godinës nga pritet të dalë kryeministri Edi Rama dhe vijojnë të thërrasin “Rama n’burg”, “Berisha n’burg”.

Pas tensioneve të para mes policisë dhe qytetarëve të cilët u ulën në shesh, si  simbolikë se ato do të vijojnë qëndrën e tyre kundër qeverisë.

Disa prej protestuesve mësohet se janë shoqëruar nga policia dhe konkretisht ata që nuk lejuan që policia të cajë kordonin e qytetarëve që bllokuan hyrjen e godinës së qeverisë.

Nga ana e policisë, para Kryeministrisë janë shtuar forca të shumta, dhe ato speciale si dhe vërehet prania e autoboteve me ujë.

Gjithcka nisi pasi protestuesit në ditën e 94-të të tyre, mësuan se Rama ndodhet në zyrë.

Skenari i protestës së sotme, shënon nisjen e një sezoni të ri qëndrese e cila duket se nuk do të jetë dhe aq paqësore./Versus.al

 

Poll