AKTUALITET /

Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot, 3 shtator 2026

Shkruar nga Versus
Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot, 3 shtator 2026

Moti gjatë ditës së sotme, 3 shtator, do të jetë i paqëndrueshëm.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje.

Priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore e në mënyrë të izoluar breshër.

Poll