BOTA /

Dhunoi për vdekje vajzën e bosit të mafies italiane, si u kap 40-vjeçari shqiptar në Bari

Viktima, Ornella Forastefano, e cila u gjet pa shenja jete gjatë natës së 16 gushtit pranë spitalit të Trebisacce, mësohet se është vajza e bosit të mafias Pasquale Forastefanos, i cili ndodhet i burgosur nën regjimin 41-bis, si dhe motra e Domenico Forastefanos. 

Shkruar nga Versus

Dhunoi për vdekje vajzën e bosit të mafies italiane, si u kap

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Itali ku një 46-vjeçare vdiq në rrethana ende të paqarta në Amendolara, në provincën e Kozencës dhe si i dyshuar u arrestua partneri i saj shqiptar.

Viktima, Ornella Forastefano, e cila u gjet pa shenja jete gjatë natës së 16 gushtit pranë spitalit të Trebisacce, mësohet se është vajza e bosit të mafias Pasquale Forastefanos, i cili ndodhet i burgosur nën regjimin 41-bis, si dhe motra e Domenico Forastefanos. 

 Sipas hetimeve paraprake, gruaja dyshohet se ishte dhunuar brutalisht një natë më herët dhe kishte marrë plagë të rënda.

Personeli mjekësor ndërhyri menjëherë pas gjetjes së saj, rreth orës 03:00, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, 46-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.

Në kuadër të hetimeve, policia italiane arrestoi në portin e Barit 40-vjeçarin Elvis Metvelaj, partnerin e viktimës. Sipas autoriteteve, ai ishte larguar pas ngjarjes dhe u lokalizua në port, ku dyshohet se po përpiqej të largohej drejt Shqipërisë.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë momentet para se Forastefano të gjendej pranë spitalit, pasi ende nuk dihet se kush e ka dërguar aty dhe çfarë ka ndodhur saktësisht gjatë orëve të natës./Versus.al

 

Poll