Një ngjarje e rëndë ka tronditur Perunë, ku një avokate është vrarë me armë zjarri brenda një lokali, teksa po qëndronte me miqtë e saj.
Viktima është identifikuar si Helenn Guilianna Silva Padilla, nënë e dy fëmijëve. Sipas pamjeve të publikuara, një person i pajisur me helmetë i është afruar nga pas, ndërsa ajo ishte ulur në lokal duke pirë kafe.
Autori është afruar në distancë të afërt, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në pjesën e pasme të kokës. Pas sulmit, ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me motor.
Policia është vënë menjëherë në lëvizje për kapjen e autorit, por deri tani ai mbetet i paidentifikuar dhe i lirë. Po ashtu, motivi i ekzekutimit nuk është bërë ende i ditur dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendrën e banuar San Martín de Porres, në distriktin San José, në provincën Pacasmayo, rajoni La Libertad./Përshtati në shqip Versus.al
Kujdes PAMJE të rënda:
???? ASESINAN A ABOGADA A BALAZOS EN PACASMAYO
— LISETH INFORMA (@LisethInforma) August 16, 2026
Una abogada identificada como Helenn Guilianna Silva Padilla fue asesinada a balazos al interior de un resto-bar ubicado en el centro poblado San Martín de Porres, distrito de San José, provincia de Pacasmayo, en La Libertad. pic.twitter.com/7Wl4uVPRxD

