
Ish-kryetari i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj ka propozuar Hashim Thaçin për president, duke thënë se do të ishte nder për kombin që t’i vazhdohet mandati si president Thaçit, pasi iu ndërpre nga një ndërhyrje ligjore.
“Nëse do zgjidhje Kurti, pra regjimi i Kurtit, është në nderin e kësaj legjislature por edhe çdo legjislature që t’ia vazhdojmë mandatin presidentit Thaçi.
Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij është nderin tonë si shqiptar, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake apo politike, por për shkak të një kundërpërgjigje të armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, që t’ia vazhdojmë mandatin”, tha Haradinaj.
Sipas tij, përveç Thaçit ka edhe emra të tjerë për t'u zgjedhur që vendi të mos mbetet peng i zgjedhjeve të parakohshme. Versus.al

