
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur edhe sot se i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke kërkuar që Aleanca të mos lejojë hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Vuçiq tha se nga KFOR-i ka kërkuar gjithashtu që të ndërhyjë për të ndalur atë që ai e quajti “terror ndaj serbëve”, si dhe arrestimet, dëbimet dhe rrënimin e shtëpive.
Sapo i dërgova një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe kërkova që KFOR-i, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të ndalojë terrorin ndaj serbëve, përndjekjen e tyre, arrestimet, rrënimin e shtëpive, si dhe hapjen e urës mbi Ibër”, deklaroi Vuçiç.
Ai tha se i ka kërkuar Rutte-s që NATO të mos e lejojë hapjen e urës.
“Kemi kërkuar që të mos e bëjnë këtë, sepse hapja e urës mbi Ibër është çështje e dialogut në Bruksel”, tha Vuçiç, duke e lidhur situatën edhe me mosformimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Versus.al

