BOTA /

Sulmi me thikë në Times Square, identifikohet viktima 32-vjeçare, zv/presidente e Bankës së Amerikës

Viktima është identifikuar si Erin Piacenti, 32 vjeçe, e cila mbante postin e zëvendëspresidentes në Bank of America.

Shkruar nga Versus

Sulmi me thikë në Times Square, identifikohet viktima

Një zyrtare e Bank of America është vrarë me thikë në mes të ditës në zonën e famshme të Times Square në Nju Jork. Autoritetet amerikane e kanë cilësuar ngjarjen si një sulm të rastësishëm dhe të paprovokuar.

Viktima është identifikuar si Erin Piacenti, 32 vjeçe, e cila mbante postin e zëvendëspresidentes në Bank of America. Identiteti i saj është konfirmuar nga policia e Nju Jorkut dhe nga vetë institucioni bankar.

Sipas autoriteteve, Piacenti u sulmua me thikë në një nga zonat më të frekuentuara të Manhatanit. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, 32-vjeçarja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Bank of America reagoi pas ngjarjes, duke shprehur tronditjen dhe dhimbjen për humbjen e punonjëses së saj.

“Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e punonjëses sonë. Zemrat tona janë me familjen e saj dhe të gjithë njerëzit e saj të dashur”, deklaroi banka.

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të sulmit dhe motivin e tij.

Poll