BOTA /

Islanda voton kundër rifillimit të negociatave për anëtarësimin në BE

Tërmeti u regjistrua në orën 00:35, me magnitudë 4.4, ndërsa epiqendra ishte në zonën e Lukovës, në territorin e Bashkisë Himarë, në një thellësi prej rreth 5 kilometrash. Çdo diskutim rreth anëtarësimit të Islandës në BE do të "ngrihet" të paktën deri në vitin 2028.

Shkruar nga Versus

Islanda voton kundër rifillimit të negociatave për

Islanda ka  hedhur poshtë rifillimin e bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian . Autoritetet konfirmuan se kampi "Jo" fitoi ngushtë një referendum për rifillimin e negociatave të pezulluara.

Rezultatet përfundimtare treguan se 105,399 votues (47.2%) votuan "Po", ndërsa 118,040 (52.8%) votuan "Jo". U numëruan gjithsej 225,031 vota, me një pjesëmarrje prej 82.5%.

“Vendi refuzon negociatat e pranimit në BE”, njoftoi RÚV në faqen e saj të internetit.

Rezultati i referendumit është një goditje e madhe për BE-në, e cila kishte mirëpritur kandidaturën e Islandës dhe dukej e gatshme të bënte kompromis për anëtarësimin e vendit.

Pas rezultatit të referendumit , çdo diskutim për pranimin e Islandës në BE do të “ngrihet” të paktën deri në vitin 2028./Versus.al

Poll