BOTA /

''Janë xhelozë'', Këshilltari i Trumpit sulmon kritikët e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim mendor

Sipas tij bëhet fjalë vetëm për xhelozi ndaj suksesit.

Shkruar nga Versus

''Janë xhelozë'', Këshilltari i Trumpit

Andrew Giuliani, ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-drejtor ekzekutiv i task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës 2026, ka dalë fuqishëm në mbrojtje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Giuliani, i cili ka punuar ngushtë me Infantinon para dhe gjatë turneut të kësaj vere, ka reaguar ndaj kritikave që kanë shpërthyer pas anulimit të planit “FIFA Forward Enterprise”.

Amerikani i cilësoi kritikat ndaj Infantinos si të motivuara nga xhelozia dhe kalkulimet politike.

“Është politikë. E kam parë këtë edhe më parë, kur sulmohej presidenti Trump për arsye politike. Njerëzit bëhen xhelozë kur të tjerët arrijnë suksese të mëdha. Ajo që Gianni Infantino ka bërë për FIFA-n është ta çojë organizatën në një nivel krejt tjetër”, deklaroi Giuliani duke bërë edhe një deklaratë tjetër të fortë: “Po mendoni ta largoni atë. Nëse Gianni nuk rizgjidhet unanimisht, atëherë të gjithë ata që votojnë kundër tij kanë nevojë për një ekzaminim mendor”. Versus.al

Poll