BOTA /

Katz paralajmëron Erdoganin: Po e fut Turqinë në aventura të rrezikshme! Izraeli nuk ju toleron

Shkruar nga Versus
Katz paralajmëron Erdoganin: Po e fut Turqinë në aventura të
Israel Katz, Rexhep Taip Erdogan

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, e paralajmëroi të enjten Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, që të mos e vërë në provë vendosmërinë e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, duke e akuzuar udhëheqësin turk se po e tërheq vendin e tij në “aventura të rrezikshme” në Siri.

“Erdogan po e tërheq Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri. Izraeli nuk do të lejojë asnjë aktor të kërcënojë sigurinë e tij. Do të ishte më mirë që Erdogan të vazhdonte të mbante fjalime boshe dhe fantastike kundër Izraelit në parlamentin turk, në vend që të vë në provë vendosmërinë e Izraelit për t’u vetëmbrojtur”, shkroi Katz në rrjetin social ''X''. Versus.al

Poll