
Kosova vijon të mbetet në krizë institucionale edhe pas zgjedhjeve të treta të parakohshme brenda pak muajsh. Sot PDK bllokoi sërish hyrjen e godinës së qeverisë në shenjë simbolike duke kërkuar që kryeministri Albin Kurti të propozojë emrin e kryeparlamentarit.
“Kurti duhet ta kuptojë që në vend që ta sabotojë Kuvendin, të vijë aty dhe të krijojë mundësinë për ta konstatuar Kuvendin dhe ai është puna parësor që duhet të bëjë si fitues I zgjedhjeve. Ta propozojë emrin dhe të ecim përpara në themelimin e institucioneve. Për të tepër ai sot qëndron si uzurpator. Ai nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës, partia e tij nuk mund të jetë mbi shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha deputetja e PDK, Eliza Hoxha.
Kuvendi nuk e ka përmbyllur konstituimin e nisur më 6 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike. Afati për përmbylljen e konstituimit përfundoi më 7 gusht, bazuar në aktgjykimin e Kushtetueses të 26 qershorit 2025. Versus.al

