BOTA /

''Mami le të ikim!'', varka me emigrantë afrikanë zbarkoi në Spanjë, spanjollët largohen nga plazhi

Shkruar nga Versus

''Mami le të ikim!'', varka me emigrantë

Një varkë që mbante disa dhjetëra emigrantë arriti në Cala del Barco, në bregdetin e Murcias, pranë resortit La Manga Club. Mbërritja ndodhi në orët e para të pasdites, përpara notarëve në plazh.

Disa persona zbritën nga varka dhe u larguan shpejt nga zona, ndërsa disa turistë u larguan nga plazhi.

''Mami le të ikim! Kush janë këta''- dëgjohet teksa thonë personat që po filmonin videon. Disa ditë më parë në Ceuta të Spanjës pati vërshime të dhjetëra mijëra emigrantëve afrikanë që shkelën kufirin dhe shkaktuan dëme në qytet. Versus.al

 

Tags:

spanje

Poll