BOTA /

Mister në Rumani, gjenerali doli me armë nga shtëpia dhe u gjet i vd*kur

Gjenerali u gjet i vdekur, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vrasje.

Shkruar nga Versus
Mister në Rumani, gjenerali doli me armë nga shtëpia dhe u gjet i
Dorin Ionita

Një ngjarje e rëndë ka ngritur dritëhije dyshimi në Rumani pasi gjenerali Dorin Ioniță u gjet i vdekur në një pronë në qarkun Prahova.

Sipas autoriteteve, bashkëshortja e tij kishte njoftuar policinë gjatë natës pasi gjenerali ishte larguar nga shtëpia me një armë dhe nuk i përgjigjej telefonit.

Forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës nisën kërkimet, ndërsa më vonë trupi i 61-vjeçarit u gjet nga një i afërm.

Ioniță ishte i regjistruar si pronar ligjor i një pistolete Glock dhe hetuesit po verifikojnë nëse arma ka lidhje me vdekjen e tij.

Gjenerali kishte shërbyer në misione ndërkombëtare dhe kishte mbajtur poste të rëndësishme në strukturat e Forcave të Armatosura rumune.

Autoritetet thonë se hetimi vazhdon për të përcaktuar kohën dhe shkakun e saktë të vdekjes, si dhe nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo aksidental. Versus.al

Tags:

rumani

Poll