BOTA /

Misteri i modeles së zhdukur në vitin 2015/ Emri i saj del në dosjet e Jeffrey Epstein, ja çfarë zbulohet

Njëmbëdhjetë vjet pas zhdukjes së saj, rasti i 22-vjeçares Michelle nga Gjermania fiton një dimension të ri përmes provave të gjetura në dosjet e Jeffrey Epstei

Shkruar nga Versus

Misteri i modeles së zhdukur në vitin 2015/ Emri i saj del në

Një zhvillim i ri ka rikthyer vëmendjen te zhdukja misterioze e një modeleje 22-vjeçare nga Gjermania, e cila humbi gjurmët në vitin 2015.

Emri i saj është gjetur në dokumentet e lidhura me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke sjellë të dhëna të reja për periudhën para zhdukjes së saj.

Michelle u largua nga shtëpia e nënës së saj në shtator 2015, duke marrë me vete një valixhe dhe pasaportën.

Familjarët fillimisht nuk u shqetësuan, pasi ajo udhëtonte shpesh jashtë vendit në ndjekje të ëndrrës për t'u bërë modele. Por këtë herë, ajo nuk u kthye më.

Një hetim i përbashkët i ZDF, Der Spiegel dhe paper trail media, që analizoi dokumentet e Epstein, ka zbuluar komunikime të reja që lidhen me muajt para zhdukjes së saj.

Në qendër të tyre është Daniel Siad, një gjuetar modelesh me origjinë algjeriane, i cili e kishte njohur Michelle në Dubai në vitin 2012.

Sipas të dhënave të publikuara, Siad i kishte dërguar Epstein fotografi të Michelle në vitin 2014 dhe kishte diskutuar edhe mundësinë e sigurimit të një bilete avioni për të.

Në një mesazh, ai e përshkruante të renë si një person të mrekullueshëm dhe i shkruante Epstein: “Do ta pëlqesh.”

Megjithatë, deri tani nuk ka prova që Michelle të jetë takuar ndonjëherë me Epstein, apo që ajo të ketë ditur se fotografitë e saj i ishin dërguar atij.

Po ashtu, nuk është gjetur ndonjë provë që lidh Siad me zhdukjen e saj.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se Siad kishte pasur kontakte me Epstein për disa vite. Sipas dokumenteve të analizuara nga ZDF, emri i tij shfaqet rreth 1,840 herë në email-e, mesazhe dhe regjistrime telefonike të përfshira në dokumentet e bëra publike.

Pavarësisht zbulimeve të reja, fati i Michelle mbetet ende i panjohur.

Personi që mund të kishte dhënë më shumë informacion mbi periudhën para zhdukjes së saj, Daniel Siad, u gjet i vdekur më 20 korrik 2026 në shtëpinë e tij në Paris, në moshën 69-vjeçare./Përshtati në shqip Versus.al

Poll