BOTA /

Napoli, ekzekutohet me armë zjarri një prej drejtuesve të vjetër të Kamorrës

Viktima është identifikuar si Raffaele Afeltra, emër i njohur për autoritetet italiane për shkak të së kaluarës së tij kriminale

Shkruar nga Versus

Napoli, ekzekutohet me armë zjarri një prej drejtuesve të

Një 69-vjeçar, i konsideruar si një prej drejtuesve të vjetër të Kamorrës, është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Pimonte, në provincën e Napolit.

Viktima është identifikuar si Raffaele Afeltra, emër i njohur për autoritetet italiane për shkak të së kaluarës së tij kriminale. Ai kishte dalë së fundmi nga burgu, pasi kishte vuajtur një dënim prej më shumë se 20 vitesh.

Pas vrasjes, në vendngjarje mbërritën efektivët e Karabinierisë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

Hetuesit po mbledhin prova dhe dëshmi, ndërsa në fokus të hetimit është edhe e kaluara e viktimës dhe lidhjet e tij të mundshme me grupet kriminale që veprojnë në zonë.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te Malet Lattari, territor i njohur prej vitesh për praninë e grupeve kriminale dhe konfliktet për kontrollin e aktiviteteve të paligjshme.

Autoritetet italiane po hetojnë nëse vrasja lidhet me përplasjet mes grupeve kriminale apo me aktivitetin e mëparshëm të 69-vjeçarit./Versus.al

Poll